Parlamenti ka miratuar zgjatjen e afateve të organeve të Vetingut në kuadër të Reformës në Drejtësi.
118 deputetë votuan pro, 0 vota kundër dhe 4 abstenime.
Me votimin nga Parlamenti, mandati i organeve të Vetingut shtyhet deri në dhjetor 2024.
Për të votuar zgjatjen e afateve të organeve të Vetingut kishin bërë thirrje edhe ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE në Tiranë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se PD do të votonte pro shtyrjes së afateve të institucioneve të Vetingut.
Basha theksoi se ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që politikanët të shkojnë në burg.
Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka abstenuar.