Aktualitet Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë–Pogradec

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë–Pogradec

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Korçë–Pogradec. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Vashmi.

Sipas informacioneve paraprake, këmbësori ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës kur u përplas për vdekje nga automjeti.

Ndërkohë, shoferi i makinës me iniciale S.K. po pyetet nga policia në lidhje me rrethanat e aksidentit