Kryesore Ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve: Largohuni sa më parë nga...

Ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve: Largohuni sa më parë nga Ukraina

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Ukrainë të largohen sa më parë nga ky shtet.

Në një njoftim zyrtar të saj thuhet se rreziku i përshkallëzimit të situatës është i besueshëm. Për këtë arsye, bëhet thirrje gjithashtu që asnjë shqiptar të mos udhëtojnë drejt Ukrainës.

Ministria ka vënë në dispozicion për ndihmë edhe dy numra telefoni: +48 22 824 14 27 , +48 501 194 910. Si dhe adresat e emailit të përfaqësisë diplomatike në Poloni, e cila mbulon edhe Ukrainën.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta thirri në një takim ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e  Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begajn, të cilët e konsideruan shqetësim të përbashkët me aleatët e NATO-s kërcënimin rus ndaj Ukrainës. Ndërhyrja në Ukrainë u cilësua si shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Vendi ynë është rreshtuar krah aleatëve në këtë situatë. Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se bashkë me Shtetet e Bashkuara do të jetë bashkëpenëmbajtëse në Këshillin e Sigurimit në Kombeve e Bashkuara lidhur me këtë çështje.