Hapet zyrtarisht kriza për ekipin e Antonio Contes. Ndeshja e raundit të 25-të të Premier League ka rezultuar zhgënjyese për trajnerin Antonio Conte. Tottenham është mundur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga skuadra e Wolves.
Tronditëse ka qenë pjesa e parë e takimit me Wolves për skuadrës e Tottenham. Ekipi i Antonio Contes ka pësuar dy gola në vetëm 12 minuta. Golin e parë për ekipin e teknikut Lage e realizoi Jimenez në minutën e 6’, ndërsa në minutën e 18’ të lojës ishte Dendoncker ai që do të realizonte dhe që dyfishoi shifrat për miqtë.
Pati disa tentativa nga “Spurs” për të realizuar, por pa sukses, me “ujqërit” nga ana tjetër që i shfrytëzuan mirë mundësitë.
Pjesa e dytë erdhi më e qetë dhe nuk solli më gola dhe njëkohësish të dyja skuadrat u ndeshën si të barabarta, megjithatë u duk se fati në këtë takim nuk ishte për Tottenham.
Pas kësaj ndeshje Tottenham bien në vend të 8 me 36 pikë, teksa kundërshtari i kësaj sfide kalon në pozicionin e shtatë me 37 pikë, megjithatë Wolves kanë një ndeshje më shumë se “Spurs”.
Liverpool merr një fitore me vuajtje
Liverpool ka fituar me rezultatin 0-1 në transfertë ndeshjen e raundit të 25-të të Premier League ndaj Burnley-t të vendit të fundit në renditje.
Ekipi i Klopp e ka mbyllur me avantazhin minimal pjesën e parë të takimit ndaj Burnley. Deri në minutën e 40’ ky takim vijoi me barazimin pa gola 0-0. Ndërsa në minutë ne 40’, Fabinho realizoi për “The Reds”, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin e kësaj pjese.
Ndërsa në pjesën e dytë të kësaj sfide “The Reds” do të vuanin mungesën e golit edhe pse rastet ishin të shumta.
Pas javës së 25 Liverpool kalon në kuotën e 54 pikëve dhe renditet në vend të dytë pas Manchester City-t menjë diferencë prej 9 pikësh, teksa Burnley vuan në vend të fundit të renditjes së Premier League me 14 pikë.
“Sheikët” marrin fitoren e tretë radhazi
Skuadra e Newcastle ia ka dalë të fitojë ndeshjen e tretë radhazi në Premier League. Ekipi i sheikëve mori fitoren 1-0 ndaj skuadrës së Aston Villa në takimin e raundit të 25-të të elitës së futbollit anglez.
Newcastle ka “tronditur” ekipin e Aston Villa në minutën e 35’, me Trippier, i cili i dha qetësi vendasve.
Pjesa e dytë ishte agresive, me Aston Villan që tentoi disa herë që të merrte barazimin, por pa sukses. Ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit të sheikëve, ndërsa pas këtij raundi Newcastle i shpëton zonës së rrezikut duke u renditur në vend të 17 me 21 pikë, teksa Aston Villa qëndron në pozicionin e 11 me 27 pikë.