Prindërit që kanë vajza janë më të predispozuar që të divorcohen në krahasim me prindërit që kanë djem. Disa studime të kryera në Amerikë që nga vitet 1980 ofrojnë prova të forta prindërit që fëmijën e parë e kanë vajzë rrit mundësinë e ndarjes së tyre më vonë.
Studiuesit e përfshirë spekuluan se kjo ishte një shprehje e “preferencës së djalit”, një fenomen i cili, në formën e tij më ekstreme, manifestohet si aborti selektiv.
Studimi i botuar në “The Economist”, megjithatë, e hedh poshtë këtë ide spekuluese. Në “Daughters and Divorce”, Jan Kabatek nga Universiteti i Melburnit dhe David Ribar nga Universiteti Shtetëror i Georgias, në Atlanta, konfirmojnë se të kesh një të parëlindur vajzë në të vërtetë rrit rrezikun e divorcit të prindërve, si në Amerikë ashtu edhe në Holandë.
Por, ndryshe nga puna e mëparshme, studimi i tyre shqyrtoi edhe efektin e moshës së vajzës. Ai zbuloi se rreziku i “divorcit të shkaktuar nga vajzat” shfaqet vetëm në vitet e adoleshencës së fëmijës të lindur.
Para se të mbushin moshën 12 vjeç, vajzat nuk janë më të lidhura me çiftet që ndahen sesa djemtë. “Nëse baballarët do të kishin më shumë gjasa të largoheshin sepse preferonin djemtë, me siguri nuk do të prisnin 13 vjet për ta bërë këtë”, arsyeton Dr Kabatek.
Në vend të kësaj, argumenton ai, fakti që rreziku është kaq specifik për moshën kërkon një shpjegim tjetër, domethënë që prindërit grinden e kanë më shumë mosmarrëveshje për rritjen e vajzave adoleshente sesa për djemtë adoleshentë.
Në Holandë, deri kur fëmija i parë të mbushë 18 vjeç, 20,12 për qind e çifteve divorcohen nëse fëmija i parë është djalë, krahasuar me 20,48 për qind nëse ajo është vajzë, një rritje në probabilitetin prej 1,8 për qind. Por në pesë vitet kur i linduri i parë është midis moshës 13 dhe 18 vjeç, kjo rritje shkon deri në 5 për qind dhe arrin kulmin, në 9 për qind, kur fëmija është 15 vjeç. Në Amerikë, për të cilën të dhënat e mbledhura nga studiuesit ishin më të rralla se ato në Holandë, shifrat janë afërsisht dyfishi i kësaj.