Sport Partizani fiton ndaj Skënderbeut në Korçë. Laçi mposht Dinamon dhe mban vendin...

Partizani fiton ndaj Skënderbeut në Korçë. Laçi mposht Dinamon dhe mban vendin e dytë

Partizani dhe Laçi bëjnë detyrën në ndeshjet e javës së 20 të kampionatit. Laçi i Mirel Josës nuk do të ndalet. Ndaj Dinamos ekipi kurbinas fitoi 0-1 në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” duke shkuar në kuotën e 40 pikëve. Guindo realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 24, duke i siguruar skuadrës së tij fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Ndërsa të kuqtë vuajtën në Korçë, por më në fund arritën të fitonin. Ishte në fakt Skënderbeu që shënoi në pjesën e parë të takimit me Mensah.

Në pjesën e dytë, Xhuljano Skuka i aktivizuar në pjesën e dytë udhëhoqi skuadrën kryeqytetase dhe me dy golat e tij. Pas disa tentativave goli i barazimit erdhi në mesin e kësaj pjese. Më pas dy gola të tjerë të partizanit u ndalën nga traversa dhe nga shtylla.

Ishin sekondat e fundit të kohës së rregullt, kur Skuka pasi kaloi portierin Rexhepi e dërgoi topin në rrjetë duke siguruar një fitore me mjaft vlerë.