Bota Putin nuk lejon as ministrat e tij t’i afrohen

Putin nuk lejon as ministrat e tij t’i afrohen

Fotot e takimit mes Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, bënë më shumë bujë sesa tema e nxehtë për të cilën u diskutua. Arsyeja ishte ulja e tyre në tryezë në një distancë ekstremisht të largët.

Pas takimit të pak ditëve më parë u raportua se arsyeja ishte mospranimi i Macron që të bënte një test PCR nga rusët për koronavirusin, pasi ishte rreziku i vjedhjes së të dhënave.

Megjithatë, në situatën tejet të tensionuar me Ukrainën dhe Perëndimin, duket se askush nuk mund t’i afrohet Vladimir Putin-it, madje as ministrat e tij.

Këtë të hënë, lideri i Rusisë zhvilloi takime të ndara me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov dhe atë të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Sërish, ajo që ra në sy ishte pozicionimi i tyre në tavolinë shumë larg Vladimir Putin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Lavrov ka kërkuar më shumë kohë nga Putin për të negociuar me fuqitë perëndimore, pasi duket se ka ende shanse për të gjetur gjuhën e përbashkët.