Politika “Bashkëpenëmbajtës me SHBA”, Rama takon kreun e OKB-së në Nju Jork

“Bashkëpenëmbajtës me SHBA”, Rama takon kreun e OKB-së në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, ka zhvilluar një takim këtë të hënë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ky takim vjen pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ndërsa Rama bëri të ditur se Shqipëria sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

“Nju Jork, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa bashkëngjitur ka shpërndarë edhe pamje nga takimi.