Nga Gjergji Kajana
Zhvillimi i krizës mbi Ukrainën, ku shumica e qytetarëve rusë nuk dëshiron luftën, varet shumë prej gjykimit final që do të mbërrijë të japë Putin mbi gatishmërinë e ukrainasve për t’i rezistuar një sulmi vrastar (ushtarakisht Kievi, megjithëse i armatosur e stërvitur nga Perëndimi dhe i paralajmëruar për këtë konflikt kaq të mediatizuar para se eventualisht të shpërthejë, parashikohet se nuk mund ta ndalë përparimin e kundërshtarëve) dhe atë të Perëndimit për të qëndruar i bashkuar në rrugën e pashmangshme të sanksioneve që duhet të pasojnë çdo ”masë tekniko-ushtarake” të Moskës. Rruga e diplomacisë nuk ka shterur, mesjavën tjetër lajmërohet një takim i nivelit të lartë Lavrov – Blinken dhe kryeministri italian Draghi parashikohet të vizitojë shpejt Moskën por sigurisht shtigjet e saj janë ngushtuar nga mospranimi prej Perëndimit i kërkesave ruse mbi sigurinë. SHBA shprehen të sigurta se presidenti rus ka vendosur ta sulmojë fqinjin e tij perëndimor, i cili e sheh veten të rrethuar nga trupat e marina e Moskës.
Çfarë kërkon Rusia në Ukrainë? Në thelb atë që ka arritur me mjete ekonomiko-ushtarake në Bjellorusi, Moldavi, Gjeorgji, Armeni, Kazakistan: të kontrollojë politikën e brendshme e të jashtme të vendit, mundësi që e humbi në 2014-n. Bjellorusia është shtet klient i Moskës, Moldavia (në Transnistria) e Gjeorgjia (në Abkazi e Osetinë e Jugut) kanë – si Krimea e Donbasi sot -konflikte të ngrira të ndezura nga rusët, të cilëtjanë garantëtë qendrueshmërisë në pushtet të oligarkisë që sundon Kazakistanin dhe aleatë me Armeninë, së cilës nuk mundën t’i evitonin një disfatë ushtarake ndaj Azerbajxhanit para 15 muajsh por, duke ndërmjetësuar një armëpushim, i mundësuan mbajtjen ende në kontroll të një pjese të Nagorno-Karabakh-ut. Statusi kontrollues mbi vendin fqinj, humbur në shkurt 2014 (kur presidenti filorus Janukoviç u arratis nga Kievi në Rusi pas një revolucioni të përgjakur filoevropian), nuk mund të rikthehet më me mjete politike në kohë afatshkurtra por – ajo çka duket se lideri rus po nënvlerëson – as me mjete ushtarake sepse çfarëdo ndërhyrje e re me trupa në Ukrainë do të shkaktonte një revoltë të ukrainasve e reagim të fortë ekonomik të Perëndimit. Doktrina ruse e sigurisë evokon që kufijtë e Rusisë me gjithë ish-vendet sovjetike të jenë ”të lira” nga çdo prani ushtarake perëndimore, megjithëse ajo çka shtyn kërkesën e ukrainasve për hyrje të vendit të tyre nëNATO është agresioni i kryer në Krime e Donbas në 2014-n. Sipas konceptimit rus të parimit të sigurisë së pandarë (temë e letrës zyrtare të Moskës drejtuar disa vendeve të aleancës perëndimore, mes të cilëve edhe anëtarja e NATO-s Shqipëri) aderimi ukrainas në Aleancën Atlantike do të kërcënonte sigurinë e Rusisë.
Rreziqet e një sulmi janë shumë të mëdha për Rusinë dhe mes tyre duhet llogaritur edhe reagimi i pritshëm ndaj degradimit të regjimit politik që mund të sjellë një pushtim. Ukraina nuk është Bjellorusia, ku, ndihmuar nga Moska, presidenti i përhershëm Lukashenko arriti të narkotizojë revoltën pas zgjedhjesh jashtë standardeve demokratike: Kievi gëzon një demokraci që në 2019-n solli në pushtet një outsider si Zelensky, ka një regjim padyshim njollosur nga pushtete ekonomike e korrupsioni, por më luftarak se kurrë ndaj këtyre fenomenesh gërryese të llogaridhënies. Krahas Kinës e Rusisë, mes partnerëve të rëndësishëm tregtarë të Ukrainës janë edhe Gjermania e Polonia, dy vende të BE-së, ku Kievi kërkon të aderojë. Ky është klienti më i keq i mundshëm mbi të cilin mund të tentohet të imponohet një regjim ”demokracie të kontrolluar” pasi në 8 vitet e fundit, megjithëse me kufij të pushtuar dhe në buzën e falimentimit financiar, ka shijuar mundësitë (mes të cilave liberalizimi i vizave me Evropën) që jep një qeverisje pluraliste dhe prej 30 vjetësh është i pavarur nga Moska, që – si siç po tenton aktualisht – e ka kontrolluar politikisht. Në 2004-n e më vendosmërisht në 2013-2014-n Ukraina ka qenë teatër revolucionesh filoevropiane që kanë nxjerrë në pah vullnetin e një pjese shumë të gjerë të popullit të saj për t’i shpëtuar ndikimit të fortë politik të Rusisë. Ndaj Ukrainës përdorimi i armës ushtarake si mjet trysnie për të ndryshuar kursin e saj politik properëndimor nuk parashikohet të jetë i efektshëm përveçse përmes një zgjatjeje shumë afatgjatë në kohë të një pushtimi.
Përveç qëndresës ukrainase, Putin dukshëm po nënvlerëson edhe atë politiko-ekonomike të Perëndimit. Llogaritës i raportit të forcave brenda aleancës perëndimore, presidenti ka arritur të adresojë shqetësimet e tij mbi sigurinë drejtpërsëdrejti në dialogun e tij me homologun amerikan Biden, lider i këtij grupimi, dhe atë mes ministrave të jashtëm respektivë Lavrov e Blinken. Kjo përbën një fitore diplomatike ruse, e cila mund të shtyjë Perëndimin (i cili nuk e do luftën por është gati ta bëjë atë ekonomikisht në rast pushtimi) t’i garantojë Moskës shkëmbime informacioni mbi sigurinë evropiane dhe diskutime mbi kontrollin e armatimeve në Kontinentin e Vjetër. Së fundmi kancelari gjerman Scholz vizitoi Kievin e Moskën dhe gjatë daljeve në shtyp la të kuptohej atë që është një fakt në marrëdhëniet NATO – Ukrainë: megjithëse Kievi aspiron të aderojë në Aleancë dhe ekziston angazhimi i saj parimor për ta përfshirë, hyrja ukrainase në të (që përbën frikën e madhe gjeopolitike të Rusisë) nuk është në rendin e ditës dhe në skenarët më optimistë kërkon kohë të gjata. Amerikanët janë garantuesit e sigurisë së Evropës dhe aleatët perëndimorë janë të detyruar t’i ndjekin në linjën e kundërshtimit të fortë me sanksione të pushtimit eventual të Ukrainës, megjithëse kështu mund të rrezikonin furnizimin e tyre energjetik nga Rusia. Përveç mbrojtjes së kufijve të NATO-s (ku në teori mund tëmbërrijnë trupa ruse nëse Ukraina pushtohet e gjitha), Amerika ka një arsye gjeopolitike jetike se pse nuk mund të jetë e dobët në mbrojtjen e Kievit: kundërshtari kryesor i saj global është Kina, e cila në këtë krizë është në krah të Moskës dhe synon të rimarrë kontrollin e Tajvanit, me mbijetesën e të cilit Uashingtoni është i lidhur.
Në një negociatë të kujdesshme, që mund të përfaqësonte zgjidhjen e vërtetë të krizës ukrainase përtej opsionit të luftës, Putin mund të shtyjë për kërkesa vetëqeverisjeje për filorusët e Donbasit dhe të ketë një zë në arkitekturën e sigurisë në Evropë, mundësi të cilën të paktën dy fuqi kontinentale si Gjermania e Franca nuk do t’ia mohonin. Kërkesat maksimaliste ruse – jashtë kontekstit realist – të NATO-s që tërheq fuqinë ushtarake nga Evropa Lindore dhe angazhohet që s’do të pranojë Kievin mund të përkthehen, përmes një diplomacie krijuese, në garanci të angazhimit perëndimor për të nxitur Kievin të konsiderojë zbatimin e pjesës ukrainase të Marrëveshjes së Minskut nëse nuk do të ketë një të këtillë të re. Franca është shprehur se konsideron pikërisht Minskun si rrugëdalje nga kriza aktuale.
Megjithëse shpesh citohet se lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera, harrohet të theksohet se politika përbën artin e të mundurës dhe nënshtrimi i synuar afatgjatë i një vendi të vendosur për qëndresë ndaj Rusisë tejkalon mundësitë e realizimit në kushtet aktuale. Nga të gjithë udhëheqësit disavjeçarë në Kremlin shekullin e fundit vetëm Gorbaçovi nuk ka nisur një ndërhyrje ushtarake, tregues i faktit se opsioni luftarak përbën pjesë të rëndësishme të konceptimit të marrëdhënieve nga Moska në gjithë epokën e historisë bashkëkohore. E qartë, veçse, se në rastin ukrainas diplomacia mund të japë më tepër për Rusinë e gjithë palët e tjera të interesuara sesa synimi utopik i nënshtrimit të një vendi fqinj që gëzon të drejtën e vet sovrane për të mbrojtur kursin gjeopolitik që ka zgjedhur.
***
Versioni italisht:
I CALCOLI RUSSI NEL CONFLITTO UCRAINO
Rimarcando che la maggioranza dei russi stessi è contro la guerra, lo sviluppo della crisi ucraina nel breve tempo dipenderà dalla valutazione che farà Putin sulla prontezza degli ucraini a resistere a un attacco (il quale dovrebbe sulla carta lasciare il campo di battaglia agli invasori) e quella dell’Occidente a seguire l’annunciata via delle pesanti sanzioni in risposta a qualsiasi “misura tecnico-militare” intrapresa da Cremlino. La via diplomatica rimane aperta tramite le iniziative di alto livello dell’annunciato incontro Lavrov-Blinken e l’attesa visita del premier italiano Draghi a Mosca ma si trova in affanno a causa del rifiuto occidentale di accettare le richieste russe sulla sicurezza, che includevano il ritiro militare NATO nei confini che l’Alleanza aveva nel 1997 e il rendere pubblico una sua dichiarazione dove si affermasse l’impegno a non fare aderire l’Ucraina. Gli USA si dichiarano convinti che Putin ha già deciso di scatenare un attacco sul paese vicino, stretto in una morsa da boa constrictor di esercito e marina del Cremlino.
Quali obiettivi mira ad ottenere la Russia in Ucraina? In sostanza gli stessi già raggiunti (dove più marcatamente e dove meno) in Bielorussia, Moldavia, Georgia, Armenia, Kazakistan: controllo sugli orientamenti politici nel paese, che ha perso dal 2014. La Bielorussia è un paese cliente di Mosca, la Moldavia (in Transnistria) e la Georgia (in Abkhazia e Ossezia del Sud) sono repubbliche nei cui confini persistono i conflitti congelati incendiabili dal Cremlino, garante a sua volta della permanenza al potere dell’oligarchia al vertice del Kazakistan e alleato dell’Armenia, alla quale – tramite la negoziazione di un armistizio alla guerra del 2020 tra Erevan e Azerbaigian – ha permesso di mantenere il controllo su una piccola fetta del Nagorno Karabakh. A breve il controllo perso a Kiev nel 2014 è difficilmente afferrabile politicamente ma – ed è quello che Putin sembra restio a comprendere – neanche “manu militari” poiché ogni intervento di truppe russe in Ucraina provocherebbe l’insurrezione dei suoi abitanti e la forte reazione economica occidentale tramite le sanzioni. L’attuale dottrina russa della sicurezza si basa sull’assunto che i confini russi con le repubbliche ex-sovietiche debbano rimanere “liberi” da ogni presenza militare occidentale. Quello, però, che spinge la maggioranza degli ucraini a volere l’adesione di Kiev nella NATO è l’aggressione subita nel 2014 dal loro paese in Crimea e Donbass. Secondo la declinazione data da Mosca al principio della indivisibilità della sicurezza l’eventuale adesione ucraina nella NATO danneggerebbe la sicurezza della Russia. (Il principio è stato estensivamente menzionato in una lettera ufficiale inviata da Mosca a vari paesi della alleanza occidentale, tra cui anche il membro NATO Albania).
Tra i rischi dell’invasione che la Russia dovrebbe calcolare rientra non solo l’attesa risposta insurrezionale degli ucraini ma anche quella possibile civile rispetto al decadimento del regime politico che porterebbe inevitabilmente un successo dell’aggressione. L’Ucraina non è la Bielorussia, nel 2019 la democrazia ha reso possibile l’elezione a presidente di un “outsider” politico come Zelensky e, malgrado l’influenza corrosiva di potentati economici e corruzione rimanga una spina nel fianco allo sviluppo, combatte questi fenomeni negativi. Accanto a Cina e Russia, tra i principali partner di Kiev ci sono i paesi UE Germania e Polonia. L’Ucraina mira ad aderire nell’Unione Europea e beneficia del regime di liberalizzazione dei visti con il Vecchio Continente. Le rivoluzione filoeuropee del 2004 e 2013-2014 hanno avuto forti motivazioni anti russe. Sono 30 anni, dalla dissoluzione dell’URSS, che Mosca non governa direttamente Kiev e i “benefit” della società pluralista sarebbero difficili da estirpare per qualsiasi invasore. L’uso della forza militare come forma di pressione atta a cambiare il corso politico filooccidentale di Kiev avrebbe successo solo se sostenuto da una invasione molto prolungata.
Oltre alla resistenza ucraina, se procedesse con l’invasione Putin sottovaluterebbe anche quella politico-economica occidentale. I russi hanno già raggiunto una vittoria diplomatica nell’essere riusciti a esprimere le loro preoccupazioni strategiche in un dialogo di alto livello con gli USA. L’Occidente sarebbe disposto a concedere a Mosca scambio privilegiato di informazioni sulla sicurezza europea e un dialogo paritario sul controllo degli armamenti nel Vecchio Continente. L’adesione di Kiev nella NATO non è nel ordine del giorno nella vita dell’Alleanza, come ha chiaramente lasciato intendere il cancelliere tedesco Scholz nel suo recente tour diplomatico in Ucraina e Russia. L’America non può cedere di più a Mosca nella prova di forza sull’Ucraina: oltre all’obbligo dell’articolo 5 della NATO di salvaguardare i confini dei paesi dell’Est membri dell’Alleanza, è legata alla difesa di Taiwan e non può far vedere alla Cina – suo vero rivale a livello globale rispetto a una Russia per gli americani “solo” potenza regionale – un atteggiamento di fiacchezza. (Pechino mira a riprendersi l’isola asiatica e giudica ragionevoli le garanzie di sicurezza richieste da Putin.)
In un eventuale negoziato prolifico Putin potrebbe spingere per poteri di autogoverno dei filorussi del Donbass ed avere voce nella architettura della sicurezza europea, cosa quest’ultima che le potenze continentali Germania e Francia sembrano disposte a concederle. Le attuali richieste massimaliste irricevibili russe sulla sicurezza nel tavolo negoziale potrebbero declinarsi nella garanzia dell’impegno occidentale a spingere Kiev a realizzare la parte degli Accordi di Minsk pertinente all’Ucraina. La Francia si è già espressa favorevole a considerare Minsk come possibile via d’uscita dallo stallo attuale.
Citando spesso la frase clausewitziana della guerra come continuazione della politica con altri mezzi si tende colpevolmente di non sottolineare come la politica sia l’arte del possibile. La diplomazia potrebbe e dovrebbe fornire una via d’uscita per i protagonisti dello stallo rispetto all’obiettivo utopico di soggiogare un paese avente un suo diritto sovrano nel difendere il corso geopolitico scelto.
Gjergji Kajana