Pas përplasjes me produksionin, Romeo dhe Donaldi heqin dorë nga emisioni në Top Channel?
“Big Brother VIP Albania” i erdhi fundi ditën e djeshme, ku fitues doli balerini Iliri Shaqiri, ndërsa në vend të dytë Donald Veshaj.
Ky emision ka qenë i mbushur me shumë debate, por edhe me surpriza.
Njëra prej surprizave ishte për aktorin, Donald Veshaj. Ai mori si dhuratë një emision në prime time në “Top Channel” që do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, i titulluar “Më Lër të Flas”.
Donaldi u emocionua për këtë surprizë të madhe dhe u përlot, teksa u realizua dhe lidhja me vëllanë e tij nga studioja ku po përgatitej për emisionin. Dhe vetë Romeo u emocionua dhe u përlot.
Sipas Iconstyle, duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër kur Romeo është përplasur mbrëmë me produksionin pas fitores së Ilirit.
Nëse shkojmë në Instagram-in e Romeos, do të shikojmë që ai ka fshirë nga profili i tij videon e emisionit që do të mbante me Donaldin, gjë që lë të kuptohet se mund të kenë hequr dorë nga projekti.
Pas shpalljes së fituesit, Romeo është dukur i tensionuar në prapaskena. Në një video të siguruar nga Prive.al, ai shihet i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit.
Krah tij, me gjasë në përpjekje për ta çtensionuar situatën shihet zëvendës drejtori i Top Channel, Bjorn Xhokaxhi.
Në insertin e siguruar nga Prive.al, disa prej pjesëtarëve të sigurimit shihen teksa bëjnë me shenjë të ndalet filmimi nga ana tjetër e publikut, pasi vërejnë telefonat që xhironin Romeon e tensionuar.
Madje, u bë e ditur se binjakët së bashku me Trixën kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin.