Një hajdute diamantesh e quajtur Lulu Lakatos, e cila vodhi 4.2 milionë paund është urdhëruar të paguajë më pak se 250 paund për ekzekutimin e një grabitjeje në Mbretërinë e Bashkuar.
Mashtruesja 60-vjeçare ishte paraqitur si eksperte e gurëve të çmuar, për të vjedhur diamante nga bizhuteritë luksoze të Mayfair Boodles, duke i shkëmbyer me guralecë.
Ajo tha se ajo ishte dërguar për të vlerësuar shtatë gurë të çmuar në emër të blerësve rusë, por i ndërroi ato dhe më pas u burgos.
60-vjeçarja me origjinë rumune po vuan dënimin prej pesë vitesh e gjysmë, pasi u dënua për komplot për grabitje.
Në seancën dëgjimore u tha se pasuria e vetme e Lakatos ishte 245 paund të gjetura kur ajo u arrestua.
Në seancën dëgjimore të së premtes u tha gjithashtu se Lakatos me origjinë rumune, nga Saint-Brieuc, Brittany, pritej të ekstradohej përsëri në Francë.
Lakatos, e cila u dënua korrikun e kaluar, u kap nga kamerat e sigurisë teksa ndërronte një çantë që përmbante diamante në mars të 2016. Ajo u largua nga dyqani dhe ia dorëzoi gurët e çmuar një gruaje të panjohur të lidhur me një bandë kriminale ndërkombëtare, e cila u largua nga Britania e Madhe për në Francë brenda tre orësh.
Çanta me guralecët u vendos në kasafortën e Boodles dhe mashtrimi u zbulua vetëm të nesërmen, por diamantet e vërteta nuk janë gjetur kurrë.