Në sfidën e fundit të Chelsea-t në Premier League, në fitoren 0-1 ndaj Crystal Palace, e preku vetëm shtatë herë topin, duke qenë thjesht hije në fushë, ndërsa në ndeshjen e Championsit ndaj Lille, e fituar 2-0 nga blutë e Londrës, nuk aktivizua fare nga Thuchel. Kritikat mbi ish-sulmuesin e Interit kanë vërshuar si lume dhe me të drejtë ngrihet pyetja: si mund të kushtojë ky futbollist 115 milionë euro?
Për vështirësitë që po has sulmuesi belg te Chelsea, ka dhënë opinionin e tij një ekspert si Fabio Capello, sipas të cilit, Lukaku nuk mund t’i “rrafshojë mbrojtësit” e Premier League-s.
“Lukaku përshtatej në mënyrë të përkryer me stilin kundërsulmues të Antonio Contes tek Interi, sepse kishte shumë hapësira. Ai kishte forcë fizike dhe ritëm që e lejonte të merrte para mbrojtësit në Seria A. Megjithatë, Chelsea luan ndryshe, me shumë pasime të shkurtra dhe Lukaku nuk ka të njëjtat hapësira për të lëvizur. Në Angli mbrojtësit janë të fortë si ai.”
28-vjeçari ka shënuar pesë gola në 17 paraqitje në Premier League këtë sezon dhe është larg formës së tij tek Interi (shënoi 24 gola në Serinë A).
Lukaku do të kërkojë të bëjë më të mirën në stërvitje këtë javë, për të qenë në formacion të dielën, në finalen e Carabao Cup, kundër Liverpool-it.