Me 103 vota pro Gent Sejko është rizgjedhur për herë të dytë guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Propozimi për emrin e Sejkos në këtë post erdhi nga presidenti Ilir Meta.
Në njoftimin e Presidencës 10 ditë më parë vlerësohej roli i Bankës së Shqipërisë për t’u siguruar që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm.
Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i ka përfunduar mandati në datën 5 shkurt 2022.
Ai u emërua në këtë post në shkurt të viti 2015, për të vijuar mandatin e lënë për gjysmë nga Ardian Fullani, i arrestuar në atë kohë për skandalin e vjedhjes së miliona lekëve nga Banka e Shqipërisë.