Dyshohet se mund të jenë ende gjallë, 13 ushtarët ukrainas të cilët në Detin e Zi, mbronin ishullin e Gjarprit nga sulmi rus, të cilët një zyrtari në bordin e një anije lufte të Moskës iu përgjigjën me shprehjen “vafsh në të sat ëme”, kur iu kërkua që të dorëzohen,
Një raportim i tillë vjen nga “The Guardian”, duke cituar zyrtarë ukrainas.
Atë ditë në shërbim ndodheshin 13 roje, të cilët duhet të garantonin sigurinë e ishullit, i cili përbëhet nga 16 hektarë, në pronësi të Ukrainës dhe që ndodhet rreth 300 kilometër në perëndim të Krimesë. Mendohej se të gjithë ushtarët kishin vdekur, pasi refuzuan që të dorëzohen.
Megjithatë në një deklaratë të fundit, shërbimi i rojës kufitare në Ukrainë, DPSU, jep shpresë.
“Besojmë me bindje se të gjithë ushtarët që ndodheshin në shërbim në ishull, mund të jenë ende gjallë. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tyre të mundshme, DPSU së bashku me forcat e armatosura ukrainase po punojnë për identifikimin e ushtarëve tanë”, thuhet në deklaratë.