Tre dordolecë janë shfaqur në protestën e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Këta janë tre figurat politike të atakuar më tepër nga opozita, si përgjegjës të keqqeverisjes, si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Në trupin e dordolecëve ka edhe barë të thatë. Mos vallë protestuesit do iu vënë flakën në shenjë proteste?