Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendim të heqë orën policore në Shqipëri nga dita e nesërme.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoll ka thënë se “kemi një situatë më të favorshme epidemiologjike”.
Mbajtja e maskës vijon të jetë detyrim në ambientet e mbyllura. Vaksinimi është i këshillueshëm nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët.
“Kuptohet që tashmë kemi një situatë më të favorshme se ajo që kemi pasur edhe një javë përpara. Niveli i masave vazhdon të mbetet i tillë. Ata që janë të infektuar me Sars Cov 2 do qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Vaksinimi si e theksoi edhe profesoresha, duhet të vazhdojë që nga mosha 12-vjeç. Për qytetarët mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit dhe për ata që nuk i kanë këto dokumente vazhdon të mbetet në fuqi izolimi. Nga ky rregull bëjnë përjashtim fëmijët deri në 6-vjeç. Vazhdon të mbetet në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura.
Mbetet në fuqi edhe masat për ndalimin e grumbullimeve në ambiente të mbyllura dhe të hapura.
Sa i përket orës policore, mendohet të mos jetë më. Hiqet ora policore. Ndryshimi i këtyre masave do shkojnë në përputhje me situatë do të fillojë në datën 3 Mars”.