Bota Kërcënimi i Lavrov: Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore

Kërcënimi i Lavrov: Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore

“Një Luftë e Tretë Botërore, nëse do të shpërthente, do të ishte bërthamore dhe shkatërruese”, paralajmëroi Serghei Lavrov në një intervistë për “Al Jazeera”, cituar nga Tass, raporton Ansa.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Retuers i referohet të njëjtës deklaratë kërcënuese të ministrit rus, duke cituar agjencinë e lajmeve RIA.

Sipas tij, Rusia nuk do të lejojë Ukrainën të marrë armë bërthamore.

Lavrov ka thënë se Rusia, e cila nisi atë që e quan një operacion të posaçëm ushtarak kundër Ukrainës javën e kaluar, do të përballej me një “rrezik real”, nëse Kievi do të fitonte armë bërthamore.

“Rusia nisi një pushtim të Ukrainës, javën e kaluar, thirri një operacion të posaçëm për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e tyre”, tha ai.