Bota Pas kërcënimit rus, Suedia dhe Finlanda bëhen bashkë për të forcuar sigurinë

Pas kërcënimit rus, Suedia dhe Finlanda bëhen bashkë për të forcuar sigurinë

Suedia dhe Finlanda deklaruan se do të forcojnë bashkëpunimin mes tyre në fushën e sigurisë. Deklarata u bë nga kryeministrja finlandeze Sanna Marin, në një konferencë të përbashkët me homologen suedeze, Magdalena Andersson.

Të dy shtetet, të cilat ndajnë kufi ne Rusinë në Arktik, praktikisht u kërcënuan se i priste i njëjti fat si Ukraina nëse do të bashkoheshin me NATO-n.

Një ditë pasi kishte nisur pushtimi i Ukrainës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se futja e Finlandës ose Suedisë në NATO do të sillte një përgjigje të fortë nga ana e Moskës. “Do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të bënin shtetin tonë të ndërmerrte hapa reciprokë”, citohet Zakharova nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

Edhe pse Finlanda bashkëpunon me NATO-n në disa aspekte, nuk i është bashkuar zyrtarisht asaj. Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se mundësitë që Finlanda të aplikonte për t’u bërë pjesë e NATO-s ishin të pakta, përgjatë mandatit të saj.