Extra Putin thyen rregullat për… stjuardesat që i rikthejnë buzëqeshjen

Putin thyen rregullat për… stjuardesat që i rikthejnë buzëqeshjen

Vladimir Putin është shfaqur javët e fundit në distancë nga të gjitha personat që ka takuar, si dhe i vrenjtur në fytyrë.

Megjithatë, në një takim, pamjet e të cilit janë bërë publike këtë të shtunë, Putin ka thyer të gjitha rregullat e tij, duke u ulur në tavolinë me shumë persona dhe pa distancë.

Ai ka zhvilluar një takim me anëtarë të ekuipazhit të linjave ajrore ruse për të folur mbi bllokadën e vendosur nga Perëndimi pas agresionit rus në Ukrainë.