Politika “Gju më gju me popullin”, Basha dhe Mediu ulen në Bulevard

“Gju më gju me popullin”, Basha dhe Mediu ulen në Bulevard

Protestuesit e PD kanë nisur të ngrenë çadra përpara zyrës së Ramës.

Sipas organizatorëve, ato do të jenë aty deri në një afat të pacaktuar.

“Ne nuk lëvizim”; “Rama ik”; janë këto disa nga thirrjet e protestuesve që po montojnë në këto momente çadrat

“Një lëvizje popullore kombëtare dhe demokratike për të shporrur qeverinë që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme” – tha kreu i PD, Basha lidhur me përshkallëzimin e protestës.

Siç shihet nga foto Basha dhe Mediu janë ulur sëbashku me qytetarët në mes të bulevardit.