Aktualitet Berisha për inceneratorët: Skemë klasike vjedhjeje

Berisha për inceneratorët: Skemë klasike vjedhjeje

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha foli për inceneratorët. Berisha u shpreh se sipas tij, kjo është një “skemë klasike vjedhjeje”.

Sali Berisha: Filloi në vitin 2014 me një kompani që nuk ishte marrë kurrë me plehrat, por që pretendonte të ishte e Zotos, e Gugales, por ishte e qeveritarëve. Kësaj kompanie duke firmosur 14, apo 17 dokumenta në 24 orë, me negocim apo pa shpallje, pa tender, me korrupsion të sigurtë i jepen 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit dhe kompani që mund ta quajmë, Ahmeti, Gjiknuri, Rama, Agaçi etij, kjo kompani.

Prokuror në Lugano e instalon atë për 12 milionë euro. 10 milionë euro mbeten në llogaritë e qeveritarëve që vepruan në mënyrë të rrufeshme. Kjo nuk mund të bëhej kurrë pa angazhimin total të qeverisë. Ky fond mund t’i kalonte bashkisë së Elbasanit. Mos të mendojë kush se ky 12 milionë eurosh iu la Stela Gugales, Klodian Zotos apo Mërtirit, ata iu lanë qeveritarëve. Ai që mbeti në kontot e qeveritarëve me negocim pa shpallje kaloi në 15 milionë fitimi dhe pastaj u vrapua drejt Tiranës.

Ku janë 420 milionë sepse për 100 nuk kanë vërejtje. Në Tiranë është vjedhur më me stil. Fusha e Sharrës gdhin një mëngjes nga kompani publike në kompani Gugale e Erion Velisë nga këtu fillon vjedhja e qytetarëve të Tiranës dhe Durrësit.

Pra, kemi të bëjmë me një skemë klasike vjedhjeje. Aktakuza e ngritur ndaj Lefter Kokës, është 100 për qind e përshtatshme për kreun e Meduzës, Agaçin, Gjiknurin, Erion Velinë, etj.