Aktualitet 67 raste të reja dhe një viktimë nga Covid-19 në 24 orët...

67 raste të reja dhe një viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

67 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 1239 testime që janë kryer.

Ndërsa një 82-vjeçar nga Tirana humbi jetën si pasojë e kësaj sëmundje.

1119 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë.