Aktualitet “Çfarë bëni more legena, më nxorët popullin”, Shehi tregon telefonatën e Ramës...

“Çfarë bëni more legena, më nxorët popullin”, Shehi tregon telefonatën e Ramës me oligarkët e naftës

Momenti kur dy vajza protestuese futen me forcë nga policia në furgon

Rritjen apo uljen e çmimit të naftës në Shqipëri, Dashamir Shehi nuk e shesh si reflektim direkt të ndryshimit të bursës ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin Opinion , Shehi tha se mbrëmjen e së mërkurës që pati një rënie të lehtë të çmimit të karburantit, nuk erdhi si pasojë e uljes së çmimit në bursë, por si pasojë e një telefonate të kryeministrit Edi Rama.

“Kjo që po të them unë të jesh i sigurtë që nuk është ulur fare prej asaj të bursës, por është ulur se jam i sigurtë që Kryeministri jonë i nderuar ka marrë nja dy nga ata në telefon dhe i ka thënë çfarë bëni more legena, ku e çuat, e nxorët popullin atje. Prandaj është e rëndësishme ajo që tha zotëria, që ne duhet të dalim dhe duhet të dalim për t’i treguar që ore ky popull reagon. Më bëhet qejfi që kanë reaguar shqiptarët”, tha ndër të tjera Dash Shehi.