Modelja Mariana Vishegirskaya, e cila u bë simbol i maternitetit të bombarduar të Mariupolit nga forcat ruse, ka sjellë në jetë një vajzë.
Pak ditë pasi ajo u fotografua, në ditët e fundit të shtatzënisë, duke u larguar e gjakosur nga materniteti, i bombarduar nga rusët, Associated Pres raporton se Vishegirskaya solli në jetë vajzën e saj, të cilën e quajtur Veronika.
Fotografitë e saj u bënë simbol i agresionit rus në Ukrainë dhe u denoncuan në të gjithë botën. Rusia, nga ana e saj, mohon akuzat se ka bombarduar maternitetin dhe thotë se modelja ishte duke aktruar.