Sport Si e talli Florentino Perez presidentin e PSG: I ofroi verë me...

Si e talli Florentino Perez presidentin e PSG: I ofroi verë me vlerë 9 euro

Sfida mes Realit dhe PSG-së nisi shumë më përpara se të dyja skuadrat të preknin fushën e stadiumit Santiago Bernabeu. Numri një i Los Blancos vendosi të provokonte presidentin e klubit francez, Al Khelaifi teksa në darkën e përbashkët vendosi t’i prezantonte në tavolinë edhe dy shishe verë, por nga ajo më e lira.

Perez në këtë rast ka treguar anën e tij të “kursimtarit” pas shishet e verës kushtonin vetëm 9 euro dhe nuk ishin të veçanta siç mund të konsiderohej takimi mes dy presidentëve të dy nga klubeve më të pasur në Europë.

Por, është edhe një tjetër detaj i cili me siguri nuk i ka lënë shije të mirë sheikut të PSG. Për shkak të fesë myslimane, Al-Khelaifi nuk konsumon alkool dhe shishet e verës as nuk i ka prekur, megjithatë çmimi i tyre me siguri i ka bërë një përshtypje jo edhe aq pozitive.

Mesa duket marrëdhënia mes dy presidentëve nuk është nga më të ngushtat, duke qenë se edhe në Francë kur u luajt ndeshja e parë, presidenti Perez iu bashkua me vonesë darkës me Al-Khelaifin duke e lënë këtë të fundit në pritje.

Megjithatë, kjo marrëdhënie mes Perez dhe Al-Khelaifi është e pritshme duke qenë se në mes është një si Kylian Mbappe me Realin që kërkon ta marrë xhevahirin e PSG sezonin e ardhshëm pa shpenzuar asgjë.