Cristiano Ronaldo shkruan dhe njëherë historinë: Nga kjo mbrëmje është golashënuesi më i mirë i çdo epoke të futbollit. Për të arritur këtë moment historik, portugezi zgjedh modalitetin që i përshtatet më shumë, atë të fenomenit: shënon tre gola në Manchester United-Tottenham dje jo vetëm i jep fitoren skuadrës së tij kundër Contes, por hyn edhe në tapetin e kuq të historisë së futbollit. Ai sonte preku kuotën e 807 golave në garat zyrtare të njohura nga FIFA dhe bëhet goleadori më i mirë i historisë duke u shkëputur nga Josef Bican.
Të parin portugezi e realizoi në minutën e 12-të, me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, e pakapshme për Hugo Lloris. Tottenhami ia doli të barazonte në minutën e 35-të me Harry Kane, që shndërroi në gol një 11-metësh, por vetëm tri minuta më vonë CR7 gjeti sërish rrjetën, pas pasimit të Sanchos.
Në minutën e 72-të, Harry Maguire në mënyrë të pavullnetshme e dërgoi topin në portën e tij, me rezultatin që kthehet për herë të dytë në ekuilibër, por Ronaldo nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Në zhvillimet e një këndoreje, portugezi kërceu me kokë mbi të tjerët, duke shënuar një gol fantastik me kokë, i 807-ti në karrierë, si askush në parë në historinë e futbollit. Rangnkick, pas golit të tretë, e uli menjëherë në stol, duke hedhur në fushë Lindelof për të mbrojtur rezultatin. Përfundoi 3-2 sfida në “Old Trafford”, ku Cristiano Ronaldo përjetoi një nga mbrëmjet më magjike të karrierës së tij.