Aktualitet 69 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga Covid-19 në 24...

69 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

69 qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e koronavirusit Covid-19.

Në të gjithë vendin janë kryer 1469 testime dhe rastet pozitive janë 24 në Tiranë, 7 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Berat, Durrës, nga 4 qytetarë në Vlorë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Patos, nga 1 qytetarë Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Fier, Lushnje, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Memaliaj, Devoll, Poliçan.

Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

866 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 177 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,270 që nga fillimi i epidemisë.