Papa Françesku përsëriti edhe njëherë thirrjen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë që deri në këto momente iu ka marrë jetën mijëra personave dhe ka detyruar miliona të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre.
“Ndaloni këtë masakër. Në emër të Zotit, dëgjoni qarjet e njerëzve që vuajnë dhe ndaloni bombardimet”, u shpreh Papa gjatë meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit.
Më tej, Ati i Shenjtë i cilësoi si barbare vrasjet e civilëve dhe sulmet ndaj spitaleve, të cilat sipas tij nuk kanë asnjë “arsye strategjike”.