Bota Rusët nuk bëjnë më asnjë dallim, bombardojnë manastirin historik të Ukrainës

Rusët nuk bëjnë më asnjë dallim, bombardojnë manastirin historik të Ukrainës

Një sulm ajror mbi manastirin ortodoks “Sviatogirsk Lavra” në rajonin e Donetsk Oblast të Ukrainës lindore, tha Parlamenti i vendit në Telegram.

Disa njerëz u plagosën dhe u dërguan në një spital në qytetin lindor të Sviatogirsk, ndërsa të tjerët u mjekuan në vendngjarje. Nuk ka viktima, thuhet në deklaratën e parlamentit.

Shpërthimi i  orës 22:00 të shtunën dëmtoi dritaret e tempullit të manastirit dhe theu xhamat dhe dyert e një hoteli aty pranë.

Rreth 520 refugjatë po kërkonin strehim në manastir, duke përfshirë 200 fëmijë. Ka rreth 10 mijë refugjatë dhe vendas në qytetin Sviatogirsk, thuhet në deklaratë.

Peshkopi i manastirit, Mitropolitan Arseny, tha se nuk ka njësi ushtarake në Sviatogirsk dhe sulmi u shkaktua në një “qytet paqësor” dhe në një nga vendet më të shenjta të Ukrainës.