Ndërsa vendet perëndimore kanë shtuar sanksionet kundër makinerisë së luftës së Vladmir Putin, shumë nga oligarkët rusë po kërkojnë strehim ekonomik në një qytet pak të njohur turk.
Porti i Bodrumit është kthyer në një strehë të sigurt për oligarkët e arratisur, pasi u zbulua se Turqia nuk do të vendoste gjoba financiare ndaj miliarderëve të vendit.
Ditët e fundit, pronari i Chelsea FC, Roman Abramoviç, ankoroi dy superjahte në ujërat e qytetit – duke përfshirë ‘Eclipse’, një nga jahtet më të mëdha në botë.
Jahti ka dy platforma helikopterësh, nëntë kuvertë një sistem të integruar të mbrojtjes raketore.