Aktualitet Pas Shëngjinit, deti tërhiqet edhe në Vlorë: Shpjegimi i fenomenit të rrallë

Pas Shëngjinit, deti tërhiqet edhe në Vlorë: Shpjegimi i fenomenit të rrallë

Pas Shëngjinit, edhe në bregdetin e Vlorës ka ndodhur fenomeni i rrallë i tërheqjes së detit me disa metra.

Prej 5 ditësh, deti është tërhequr me disa metra në zonën e plazhit, duke bërë që lokalet dhe objekte të tjera që ishin të ngritura mbi ujë të dalin zbuluar në sipërfaqe.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë thotë se një fenomen i tillë ndodh si pasojë e tërheqjes magnetike nga Hëna.

“Fenomeni i tillë ndodh si pasojë e ndikimit të tërheqjes së hënës, niveli i ujit në oqeane pëson lëkundje periodike. Periudha e këtyre lëkundjeve është pak më e madhe ose më e vogël se njëzet e katër orë. Gjatë kësaj periudhe, niveli i ujit në det dy herë ngrihet pakëz dhe dy herë ulet.

Me një fjalë, fenomeni i baticave e i zbaticave është shumë i ndërlikuar. Meqenëse, përveç hënës, në të ndikojnë edhe shumë faktorë nga më të ndryshmet dhe në radhë të parë lëvizja e diellit ndikim të madh ka në pranverë”, thotë Xhani.