Kryesore Hedhin pas krahëve sharjet e akuzat, Meta e Ruçi “trokasin” gotat

Hedhin pas krahëve sharjet e akuzat, Meta e Ruçi “trokasin” gotat

Pavarësisht sulmeve politike, e mbi të gjitha situatës së tensionuar që krijohet çdo të enjte nga klasa politike, duket se sot i kanë harruar, e mbi palët mbizotëron paqja.

Mbrëmjen e sotme, presidenti Meta është shfaqur në krah të Gramoz Ruçit, duke përplasur gotat në festën e 15-vjetorit të “News 24”.

Ata kanë ulur tonet, e situatën e tensionuar gjatë zgjedhjeve e kanë lënë pas krahëve. Akuzat e kundër-akuzat i kanë lënë në harresë, e dy personazhet kryesorë të politikës shqiptare kanë respektuar edhe vendin ku ata janë ftuar.