17 persona të një familje në Bulqizë, mesditën e sotme raportohen se janë paraqitur në spital me shenja të theksuara helmimi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në familjen Kurti nga Shupenza gjatë një gëzimi familjar.
Paraprakisht bëhet me dije se mes të helmuarve 6 janë fëmijë. Sipas mjekëve të helmuarit nuk paraqesin rrezikshmëri për jetën.