Aktualitet Krim i dyfishtë në Tiranë, çifti gjendet i vrarë me armë zjarri

Krim i dyfishtë në Tiranë, çifti gjendet i vrarë me armë zjarri

Krimi në familje godet sërish. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person ka vrarë gruan, dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri veten.

Policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar në banesën e tyre në zonën e njohur si frutikulturë, të pa jetë shtetasit me inicialet  Halil Lita dhe Dije Lita.

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5.

Nga hetimet paraprake është mësuar se Halil Lita ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij Dije L. dhe më pas ka qëlluar veten. Ndërkohë që nuk dihen ende motivet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.