Imazhet më të njohura nga 11 shtatori i 2001-shit janë të avionëve dhe Kullave Binjake, jo e njerëzve. “Njeriu që po bie” është ndryshe.
Fotografia, e realizuar nga Richard Drew në momentet pas sulmeve terroriste, është arratisja më unike e një njeriu nga ndërtesat e rrënuara, një simbol individualiteti në sfondin e shembjes dhe humbjes së jetëve të shumë personave të panjohur. Në një ditë tragjedie masive, “Njeriu që bie” është një nga fotografitë e vetme, që tregon se dikush po vdes.
Fotoja u publikua në gazetat e SHBA-ve në ditët pas sulmeve, por reagimi nga lexuesit e detyroi atë të mbeste në hije. Mund të jetë një imazh i vështirë për t’u shikuar, mashkulli i cili i drejtohet tokës si një shigjetë me sfondin e kullave pas.
Identiteti i “Njeriut që bie” është ende i panjohur, por ai besohet të ketë qenë një punonjës në një nga restorantet e kullave, i cili ishte në majë të kullës veriore. Fuqia e vërtetë e fotos, megjithatë nuk ishte për subjektin, por për atë që ai u bë: një ushtar i panjohur në një luftë të panjohur dhe të paqartë, i mbetur përgjithmonë në histori.