Politika Bushati i përgjigjet Bashës: Je bosht i boshllëkut

Bushati i përgjigjet Bashës: Je bosht i boshllëkut

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka marrë fjalën në seancën plenare ku është ndalur pikërisht në një prej shtyllave të programit qeveritar siç është diplomacia shqiptare dhe politika e jashtme.

Gjatë fjalës së tij Bushati i ktheu përgjigje kreut të opozitës ndërsa foli edhe për programin qeveritar, i cili sot do të jetë në fokus të debateve.

“Sot më 23 shtator u duket sikur ishte mitingu përmbyllës i fushatës në 23 qershor. Kujtoj një shkodran që më argumentoj se do votonte PS këto zgjedhje. Duket sikur ngatërron muzikën live me shiritin e megafonit. Është fatkeqësi. Nuk është çështje shirit, por opozita drejtohet nga një person bosht i boshllëkut.

Më duket më i vetmuari se edhe nga ata njerëz nga PD që kanë vendosur tulla në procesin demokratik, zotëria vendosi ti përjashtojë nga jeta politike. Mesazhi i 25 qershorit ishte i qartë. Shqiptarët mbështetën e votë PS për ato që duam të bëjmë ne. Një prej kapitujve të programit tonë që ka të  bëjë me sigurinë, mbrojtjen, ti nuk e di fare…

Është luks qe të kesh një opozitë parlamentare që të mos dijë çfarë është karta e Atlantikut…ju ftoj që të bëjmë një debat në kushtet të një vendi kandidat për në BE dhe jo hartimesh që bënit ju kur ishit te “Sami Frashëri”. Me fjalën rajon për këtë qeveri kuptohet hapësira imediate që kufizohet me Greqinë, Italinë, Turqinë dhe Serbinë”.