Krijesa të ngjashme me njeriun, por në masë më të vogël, u zbuluan në vitin 2004. Gjuetarë, përgatitës veglash dhe përdorues të zjarrit, shkencëtarët nisën që të kishin disa dyshime se në të shkuarën ka ekzistuar një specie e re homo. Këto krijesa ngjasojnë me hobitët, speciet e krijuara nga shkrimtari J.R.R Tolkien, protagoniste në triologjinë “Zoti i unazave”.
Krijesat që ne i njohim si Hobitët kanë ekzistuar vërtet përgjatë rrjedhës së historisë. Hobitët përshkruhen nga studiuesit si qenie që i ngjajnë njeriut, por me gjatësi më të vogël. Ata kanë qenë pak më të gjatë se një metër dhe nga shumë këndvështrime të ngjashëm me homo sapiens-ët, veçse në madhësi më të vogël. Ata mendohet se kanë jetuar në shpellat e ishullit indonezian të Flores-it.
Për herë të parë këto krijesa u zbuluan në vitin 2004. Duke pasur parasysh eshtrat e tyre në masë më të vogël, shkencëtarët nisën që të kishin disa dyshime se në të shkuarën ka ekzistuar një specie e re homo.
Në fakt, për disa kërkues, kockat mund t’u përkisnin disa qenieve njerëzore, të cilat ishin të keqformuara.
Por, përpara disa kohësh Caley Orr dhe kolegët e tij të Departamentit të Anatomisë të universitetit “Midwestern” në Teksas, gjetën dëshmi të reja fosilesh që konfirmojnë morfologjinë e kësaj specieje dhe tregojnë për informacione të reja në lidhje me origjinën e sjelljen e tyre.
Një gjuetar i vogël
Homo floresiensis ka jetuar rreth 13 mijë vite më parë, pra në të njëjtën kohë me specien tjetër homo sapiens. Të dyja këto specie ecnin në këmbë, ishin të aftë që të ndiznin zjarr dhe të gjuanin kafshë. Por homo florensiensis ndryshe nga paraardhësit tanë i kishte krahët më të gjata sesa këmbët, një fytyrë më të shtypur dhe ballin më të lartë.
Më pak fjalë, më shumë u ngjanin Hobitëve të cilët kanë dalë nga pena e shkrimtarit John Ronald Reuel Tolkien.
Nga këndvështrimi evolutiv, homo floresiensis duket një pasardhës shumë i ngjashëm me homo erectus-in.
Dhe faktikisht, sipas kërkuesve, disa ekzemplarë të homo erectus-it mund të kenë ardhur, edhe pse nuk është e qartë se si, në ishullin indonezian duke bërë krijuar një specie e re.
Ajo që ende nuk është e qartë, ka të bëjë me faktin nëse homo floresiensis është çiftëzuar me homo sapiens-in, ashtu siç bëri njeriu Neanderthal përpara 50 mijë apo 100 mijë viteve.
Të paktën për tani, për fat të keq, fosilet e gjetura nuk ua mundësojnë shkencëtarëve që të nxjerrin AND-në e homo floresiensis.
Artizanë me duar të ngathëta
“Gjithsesi ne kemi sqaruar, falë zbulimeve të reja, që kjo specie nuk është një rrjedhim i zhvillimit të homo sapiens-it, por një specie më vete, për të cilën ne duhet të bëjmë ende zbulime”, tha Tracy Kivell, paleoantropolog i institutit “Max Planck”.
Shumë interesant duket se është kapaciteti i homo floresiensis për të ndërtuar dhe për të përdorur vegla guri. Duart dhe aftësitë e tij për të kapur fort objektet ishin mjaft primitive, por pavarësisht kësaj, ai kishte gjetur mënyrën për të krijuar mjete, me të cilat dilte për gjueti dhe më pas copëtonte kafshët që vriste.