Gjermania ka dëbuar 40 diplomatë rusë si përgjigje ndaj mizorive në Bucha, afër kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.
“Bëhet fjalë për persona që kanë punuar këtu në Gjermani çdo ditë kundër lirisë sonë dhe kundër kohezionit të shoqërisë sonë”, tha ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock. “Këtë gjë nuk do ta tolerojmë më tej”. Vendimi i është komunikuar ambasadorit rus Sergei Nethayev të hënën pasdite.
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock ka shtuar se Berlini do të rrisë gjithashtu mbështetjen për forcat e armatosura të Ukrainës.
Trupat e civilëve, të gjetur në rrugë në Bucha tronditën mbarë botën dhe sollën reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve ndaj Rusisë