Dashi
Jo vetëm që marrëdhënia juaj në çift do jetë e mirë, por shpesh do kaloni në delir. Çdo gjë do iu duket një ëndërr e bukur nga e cila nuk do preferoni të zgjoheni. Beqarët do njihen me një person pas të cilit do fiksohen keq. Zemra juaj do rrahë që me shikim të parë. Në planin financiar do arrini të ruani një ekuilibër të mirë.
Demi
Ata që janë në një lidhje do jenë më të predispozuar të tolerojnë dhe të tregohen të kuptueshëm. Priten takime shumë të rëndësishme gjatë kësaj dite për të gjithë ata që janë vetëm. Bëjini sytë katër nëse doni që jeta juaj të ketë më tepër ngjyra. Financat do kenë goxha përmirësime.
Binjakët
Harmonia do mbizotërojë sot gjatë gjithë kohës dhe ju do ndiheni për mrekulli pranë atij/asaj që dashuroni. Disa do bëjnë edhe plane për një fejese të mundshme. Ata që janë vetëm do kenë disa takime interesante. Në planin financiar do përballeni me situata jo të këndshme. Nuk do i kryeni dot shpenzimet që kishit menduar.
Gaforrja
Do keni kontradikta të shumta me partnerin/en tuaj sot dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e keni dashur. Më mirë qëndroni pak larg personit që doni dhe mendoni seriozisht çfarë do bëni. Falë Uranit, beqarët mund të kenë një takim interesant me një person mjaft simpatik dhe serioz. Venusi do i mbrojë financat tuaja gjithë kohës.
Luani
Urani do ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift sot dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si ata e kishin menduar. Mundohuni ta përmbani veten në disa situata sepse gjërat mund të marrin tatëpjetën. Beqarët do bëjnë çmos që ta gjejnë personin e duhur dhe do ia arrijnë qëllimit. Në planin financiar yjet do iu ndihmojnë të stabilizoni situatën.
Virgjëresha
Do dashuroni ashtu si e ndjeni sot pa menduar fare se çfarë thonë të tjerët. Do bëni shumë mirë, madje këtë duhet ta kishit bërë me kohë. Beqarët me shumë gjasë do kenë takimin që kanë pritur prej kohësh dhe do ndihen për mrekulli. Në planin financiar duhet të merreni më tepër me menaxhimin e të ardhurave.
Peshorja
Sot do iu duhet të bëni disa zgjedhje shumë të rëndësishme që do ndikojnë së tepërmi tek e ardhmja juaj. Flisni sa më shumë dhe bini dakord me atë që keni në krah. Beqarët do e kenë sërish të vështirë ta gjejnë atë që duan kështu që do mbeten sërish vetëm. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, kujdes me shpenzimet.
Akrepi
Ditë mjaft animuar kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Do jeni tolerantë dhe nuk do iu mungojë për asnjë moment komunikimi. Do bashkëpunoni gjithë kohës me partnerin/en. Jupiteri do jetë si thikë me dy presa për beqarët. Vërtet do keni takime, por personat nuk do jene ashtu si duken. Në planin financiar do jeni të favorizuar nga yjet.
Shigjetari
Nuk do ndiheni shumë rehat pranë partnerit/es tuaj sot dhe herë pas here do vini në pikëpyetje vazhdimësinë së bashku. E mira do ishte të flisnit hapur me të. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjithë atyre që do iu propozojnë, por të tregohen më të matur. Në planin financiar nuk duhet të kryeni investime të mëdha sepse mund të rrezikoni
Bricjapi
Personi që keni në krah do mundohet shumë që t’ua plotësojë të gjitha dëshirat sot në mënyrë që edhe ju të ndiheni sa më mirë. Dita do jetë më e bukur dhe plot ngjyra. Beqarët do i dëgjojnë shumë ato që do iu thonë disa të afërm dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qenë të sigurtë. Sektori i financave do jete mjaft i privilegjuar.
Ujori
Priten probleme të shumta në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ai që keni në krah nuk do iu dëgjojë se çfarë do thoni dhe do veprojë sipas mendjes së tij. Beqarët, falë mbështetjes që do iu japin yjet, do mund të gjejnë personin e tyre të ëndrrave dhe të hedhin hapat e para drejt një lidhjeje. Në planin financiar mund të përballeni me disa të papritura.
Peshqit
Për shkak të kontradiktave të shumta mes planetëve, jeta juaj në çift nuk do jetë aq e mirë sot. Debatet nuk do kenë të mbaruar edhe për shkak të kokëfortësisë së të dyve. Beqarët do kërkojnë shumë, por nuk do arrijnë të bëjnë për vete askënd. Fatmirësisht perspektivat financiare do jenë të mira.