“Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzit që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës, mbi sakrificat e demokratëve”.
Kështu deklaroi deputeti Lulzim Basha mesditën e sotme, ku sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po vendos në plan të parë interesat e tij.
Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit, ai shprehu keqardhjen për situatën në PD dhe theksoi se kushdo që nuk i nënshtrohet Berishës, shpallet armik dhe kulak sikurse ndodhi edhe me kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.
“Unë vij nga shumë takime në terren nga demokratët nuk ka frymë përbashkuse, por përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës dhe interesat vetjake mbi ato të demokratëve. Dhe kjo është dëshmuar edhe nga qëndrimet e drejtuesve të PD në terren. Keqardhje dhe shqetësim se nuk ka shërbyer për të bashkuar demokratët, por është përdorur për frymën e përçarjes nën parimin që kush nuk është me mua, dhe kush nuk i nënshtrohet qëndrimit tim shpallet armik, kulak. Ju i keni parë sulmet ndaj kreut të grupit parlamentar Alibeaj, i cili mbron vlerat e PD dhe interesat e demokratëve kjo është një dramë se sot PD duhet të jetë në ballë për mbrojtjen e interesave të njerëzve”.
Sipas Bashës interesat e ngushta personale po e mbajnë peng PD-në dhe i bëri apel Berishës të çlirojë partinë.
“Korrupsioni i kudogjendur është edhe ai i pastrimit të parave. Demokratët duhet të përfaqësojnë interesat më të mira dhe t’i mbrojnë ato. PD e nisi këtë sezon më disa akte e veprime si 3 komisionet hetimore propozimet për shportën ushqimore dhe taksën. Interesat e ngushta personale po mbajnë peng aksionin opozitar. Siç është pushtuar selia është pushtuar pushtuar dhe aksioni opozitar. Askush nuk flet për rritjen e çmimeve. E vetmja gjë që duhet të bëjë Berisha të hedhë një hap pas dhe të çlirojë PD-në”.