Aktualitet SPAK kërkon 157 vite burg për grupin e grabitjeve të miliona eurove...

SPAK kërkon 157 vite burg për grupin e grabitjeve të miliona eurove në Rinas

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 157 vite burgim për 8 të akuzuarit që kanë marrë pjesë në grabitjen e miliona Eurove në aeroportin e Rinasit në vitin 2019.

Në pretencën e saj, SPAK kërkon 24 vite burg për Klement Çalën, 7 vite për Eldi Çalën, 7 vite për Oltjan Veselin, 7 vite për Ronaldo Sulën, 7 vite për Saimir Çelën, 7 vite për Elton Piklin, 7 vite burg për Talo Çelën dhe 7 vite burg për Alkond Bengasin.

Tetë personat akuzohen se në bashkëpunimin me njëri-tjetrin si grup kriminal grabitën mbi 5 milionë Euro në aeroportin e Rinasit më 9 Prill 2019.