Identifikohet shqiptari i cili shkaktoi aksidentin tragjik me tre të vdekur pak kilometra larg Barit të Italisë.
Ai është Alensio Serjani 22 vjeç.
I riu ka lindur ka lindur në Itali në rajonin e Pulias.
Ndërkohë mësohet se njëra prej viktimave është shtetase ukrainase.
Dy viktimat e tjera një grua rreth 54 vjeç dhe një burri i moshës 57 vjeç janë banorë të komunës Bishelia
Pas marrjes ne pyetje nga autoritetet italiane ka pranuar se ishte ai qe drejtonte automjetin Fiat Stilo i cili u përplas me automjetin tip Toyota Aygo ku udhëtonin tre viktimat
Nga përplasja makina e tyre ka dalë nga rruga e ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen tragjike të tre personave që udhëtonin në makinë, dy gra dhe një burrë.
Hetimet e para të policisë flasin se shqiptarët pas aksidentit të shënuar rreth orës 3.40 të mëngjesit disa kilometra në veri të Barit, janë fshehur dhe kanë braktisur makinën, tip Fiat Stilo.