Pasi incidentit të autobusit të Unazës në Tiranë, i cili i mbushur me pasagjerë përfundoi në Lanë dhe zuri poshtë një makinë, një tjetër urban është aksidentuar mesditën e sotme në Tiranë.
Mësohet se një autobus i linjës Qyteti Studenti është përplasur në stacionin ku presin qytetarët te Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime të shumta materiale.