Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili i kërkoi SPAK të hetojë presidentin Ilir Meta.
Kryemadhi tha se i vjen për të qeshur nga ajo fjali e kreut të qeverisë. Ajo shtoi se nëse ka një politikan në Shqipëri që është përballur me drejtësinë gjithmonë, ai është Ilir Meta.
“Po çfarë më tremb, më bën të qesh. Në qoftë se ka politikan në Shqipëri që është përballur me drejtësinë gjithmonë e kujtdo ka qenë drejtësia. Ilir Metës i është heq imuniteti në 1992, ja ka hequr Sali Berisha, pse doli në mbrojtje të punëtorëve të fabrikës së Poliçanit dhe shpëtoi policët të cilët populli i kishte marrë peng. Dhe e shiti Partia Socialiste sepse Fatos Nano mendonte që po të fusin Ilir Metën në burg nuk do të merren më me mua.
Më pas është historia e famshme e Dritan Priftit që edhe ajo, është i vetmi politikan në 30 vjet tranzicion mos harroni këtë, me drejtësi të re, me drejtësi të vjetër, me drejtësi të tashmes, me drejtësi të ardhmes.
Është i vetmi deputet që ka bërë gjyq në themel, pra nuk e ka mbyllur as për procedurë se u zgjodha deputet, nuk e ka mbyllur as me raport mjekësor që jam sëmure dhe. Dhe nuk e ka mbyllur as për afate. Ka shkuar unë do të gjykohem do të bëhet ekspertiza nga fillimi deri në fund dhe në gjyq”, u shpreh Kryemadhi në Report Tv.