Mikel Shallari është vrasësi i Artan Cukut.
Në një analië të profilit të tij në Facebook, 25-vjeçari jetonte mes luksit dhe pasionit për armët.
I riu ka publikuar disa foto në faqen e tij në Facebook i rrethuar nga eurot.
Motoja e tij është: Asgjë nuk është e pamundur.
Ai duket i pasionuar pas motorëve, por edhe pas aktorëve Vin Diesel dhe Al Paçinos, ku ka publikuar edhe një foto nga filmi Toni Montana.
Shallari shkruan se punon në: “Paradite pushim, mbasdite pa pun, natën pa gjum.”
Ai studion në: “Asgjë s’është e pamundur.”
Më parë ka zhvilluar mësimin në: “Gjimnazi i përgjitshëm Kuçovë”.
Ai ka shkuar tek: “Shkolla e Mesme Profesionale “Myrteza Kepi” Teknikumi Kuçovë/ Albania”.
Mikel Shallari dyshohet se është vrasës me pagesë.
Në vrasjen e Cukut kanë marrë pjesë sipas policisë tre persona, përpos Shallarit që është arrestuar, dy të tjerët janë në kërkim.