Extra Nga sherri me Einxhel Shkira deri te marrëdhënia me Liri Berishën, rrëfehet...

Nga sherri me Einxhel Shkira deri te marrëdhënia me Liri Berishën, rrëfehet Armina Mevlani

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë moderatorja Armina Mevlani e cila prej vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin.

Armina ka folur për raportet e saj me vjehrrën Liri Berishën.

Armina ka treguar se takimi i tyre i parë ka qenë tepër i ngrohtë ndërsa shtoi se mamanë e partnerit e konsideron njësoj si mamanë e saj.

“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie.

Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, tregoi Armina Mevlani.

Armina ka folur edhe për versionin e saj në lidhje me konfliktin me moderatoren Einxhel Shkira. Blogerja sqaroi se mes tyre nuk ka pasur asnjë konflikt, dhe mospëlqimi i Einxhelit si personazh i “Big Brother”, ishte thjesht mendimi i saj. Ajo tha se ishte Einxhel ajo që nuk kishte folur mirë në publik për të, duke zmadhuar një konflikt që nuk kishte ndodhur.

“U bë shumë e madhe. Kam thënë se nuk më ka pëlqyer tek Big Brother. Jo gjithë njerëzit nuk mund t’i pëlqesh maksimalisht. Është keqinterpretuar. S’jam njeri konfliktual. Unë me Einxhel kam punuar, e njoh në kushte të tjera dhe në momentin që kam punuar nuk kisha miqësi të afërt. Publikisht e kam dëgjuar nga Einxhel që nuk ka folur mirë për mua, pa arsye. Unë nuk kam thënë “S’dua ta shoh me sy, ajo ashtu e mori.” U bë shumë e madhe. Çdo njeri ka atë të vetën. Nuk kam asgjë, nuk kam diçka konkrete“, sqaroi Armina.

Javën e shkuar, Armina mungoi në emision dhe u zëvendësua nga Einxheli. Shkira u shpreh se nuk i kishte pëlqyer aspak deklarata e Arminës, madje shtoi se do të donte të kishte një ballafaqim me të.