Njoftimi i shumëpritur i shkencëtarëve më në fund erdhi dhe u konkretizuar me imazhin e parë absolut të vrimës ë zezë gjigante që jeton në qendër të galaktikës sonë.
Vrima e zezë Sagittarius A* është fotografuar për herë të parë dhe fotot përfaqësojnë një dëshmi vizuale të paprecedentë të ekzistencës së këtij objekti, me rezultatet që do të komentohen në detaje në revistat më autoritare ndërkombëtare të astrofizikë
Imazhi, i zbuluar të enjten, është kapur nga konsorciumi ndërkombëtar që qëndron pas teleskopit Event Horizon – tetë radio teleskopë të sinkronizuar në mbarë botën.
I njohur si Shigjetari A*, objekti është katër milionë herë më i madh se masa e Diellit tonë.
Ajo që duket është një zonë e errët qendrore ku ndodhet vrima, e rrethuar nga drita që vjen nga gazi super i nxehtë i përshpejtuar nga forcat e pafundme gravitacionale.
Unaza është afërsisht sa madhësia e orbitës së Mërkurit rreth yllit tonë, me një gjerësi rreth 60 milionë km.
Për fat të mirë, ajo ndodhet shumë larg, rreth 26 000 vite dritë në distancë, kështu që nuk ka asnjë mundësi që të na kanoset ndonjë rrezik.
📢 Breaking news: Meet the Black Hole at the Centre of our Galaxy! Astronomers have unveiled the 1st image of the supermassive black hole at the centre of the Milky Way. The image was produced by a global research team @ehtelescope 📷EHT Collaboration pic.twitter.com/xcB3qt4La4
— ESO (@ESO) May 12, 2022