Politika Idrizi: Presidenti i ri duhet të ketë eksperiencë politike

Idrizi: Presidenti i ri duhet të ketë eksperiencë politike

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU, deklaroi pas takimit me përfaqësuesit e mazhorancës mbi zgjedhjen e Presidentit të ri, se Kreu i Shtetit duhet të jetë person me eksperiencë politike.

“Presidenti duhet të jetë person me eksperiencë politike, pasi do të jetë komandant i Forcave të Armatosura dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ramë dakord me mazhorancën që mos të kemi President të zgjedhur njëanshmërisht dhe se procesi i zgjedhjes së Presidentit duhet të fokusohet në emra konkretë, të mos paragjykojmë kandidaturat dhe në këtë proces kushtetues janë shumë palë. Do t’i ftoja të gjithë të bashkohemi te figura”, tha Idrizi.

“Duhet t’i japim shqiptarëve një President me peshë publike, sepse politika shqiptare krijon shumë kriza”, shtoi Idrizi.