Pas takimet me përfaqësuesit e mazhorancës lidhur me kandidaturat për presidentin e ri, kreu i grupit parlamentar të PS-s, Taulant Balla u shpreh se takimi i sotëm i ishte i frytshëm.
Ai dha se PS është e gatshme për një president sa më konsensual, por shtoi se ky proces ka disa afate që duhen respektuar.
“Bashkë me kolegët kemi zhvilluar sot një raund të dytë me dy nga 3 grupet parlamentare të e opozitës. PS e ka dëshmuar edhe sot dispunueshmërinë për diskutimin e kandidatëve për president. Me të dyja grupet, edhe nga ana e tyre ka pasur një gatishmëria për tu hedhur në procesin e emrave. Vazhdoj të shpresoj që grupi i PD-së të ketë një vendimmarrje për të ardhur në tryezë.
Dispunueshmëria jonë për t’i dhënë vendin një president të gjithë shqiptarëve është aty, por ama kjo gjë ka disa afate dhe nuk mund të shtyrjen. Raundi i parë është në 16 maj dhe afati i fundit i raundit të dytë është 23 maji. Këto diskutime sot do t’i quaja shumtë frytshme sepse vumë disa piketa dhe kushte që mund të na çojnë drejt një presidenti sa më konsensual. Do të ulemi sërish në ditët në vazhdim për emrin”, tha Balla.