Kryesore Alibeaj: Opozitës i takon e drejta për të propozuar kandidatin për Presiden

Alibeaj: Opozitës i takon e drejta për të propozuar kandidatin për Presiden

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thotë se opozitës i takon e drejta për të propozuar kandidatin për Presidentin e ri të Republikës.

Në një deklaratë për gazetarët jashtë Kryesisë së Kuvendit, Alibeaj u shpreh se një nga kriteret kryesore, sipas tij, është që Presidenti të jetë anti-komunist.

Sipas Alibeajt, procedura për zgjedhjen e Presidentit është garancia më e madhe për të zgjedhur një figurë konsensuale.

“Procesi është i pari i rëndësishëm, një proces i sinqertë i bazuar në kritere, në procedurë, është garancia e parë e domosdoshme në një produkt ashtu si shqiptarët e duan. Ja kam përcjellë qëndrimin zyrtar rë PD, të grupit parlamentar, përfaqësuesve të mazhorancës dhe shohim të udhës që me këtë proces do duhet të jetë i tillë që as për aparencë mos të përcaktohet si lojë apo si farsë.

E dyta, nuk e ka mazhoranca legjitimitetin për të zgjedhur ajo e vetme Presidentin. Sepse SPAK 3 deputetë janë ata të cilët janë gjeneruar non grata, flas këtu për Tom Doshin, dy të tjerët janë pas hekurave. Mazhoranca nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme. E drejta për të propozuar së paku i takon opozitës. Ne kemi propozuar kritere sepse kemi një detyrim, duhet të jetë një President që të dalë në sy të publikut. Një nga kriteret është që do duhet të jetë një President anti-komunist.

Është vendosur dhe një lloj kriteri nga pjesa e grupit parlamentar për mosaktivizimin të paktën 5 vitet e fundit, në politikë. Me konsultimet që kam pasur me znj.Doda dhe me z.Mediu, kanë qëndruar fort te çështja e kritereve. Procedura është ajo e cila garanton respektimin dhe realizimin konkret të këtyre kritereve. Pres publikisht nga mazhoranca të kenë qëndrimin e tyre. Ne nuk jemi të ngurtësuar. Presim reagimin e tyre”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.